TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëntë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale, dy prej të cilëve për vjedhje të një argjendarie dhe për dhunë në familje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
P, 30 vjeç, pasi në rrugën “Lekë Zaharia” në magazinën e lokalit të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. Sh, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;
Q, 18 vjeç, pasi gjatë dyshohet se në lokalin ku ishte i punësuar si kamarier kryente aktivitetin e paligjshme të lojrave të fatit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë;
V, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ambientit përreth ku u konstatua ky shtetas, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M, 27 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë një unazë në argjendarinë e shtetasit O. A.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit S. H, 50 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
H, 57 vjeç dhe A. K, 52 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;
K, 20 vjeç, pasi ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin B. V, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
B, 33 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dyshohet se është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.