AKTUALITET, 17 Tetor 2021, 13:32

Detaje nga vrasja në Peqin, 45-vjeçari është qëlluar me dy plumba, dyshohet se nuk është banor i zonës

Detaje nga vrasja në Peqin, 45-vjeçari është qëlluar

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçarit në Peqin, trupi i pajetë i të cilit u gjet në afërsi të lumit Shkumbin.

Viktima ka dy plagë me armë zjarri, përkatësisht një pas shpinës dhe një anësore nga brinjët.

Nga të dhënat e para nga Prokuroria, 45-vjeçari dyshohet se është vrarë mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar, por jo më herët.

Ende nuk është bërë identifikimi i viktimës, por dyshohet se nuk ishte banor i Peqinit.