AKTUALITET, 17 Tetor 2021, 13:06

Gjendet i vrarë një 45-vjeçar pranë lumit Shkumbin në Peqin

Gjendet i vrarë një 45-vjeçar pranë lumit Shkumbin në

Një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrethana të paqarta në qytetin e Peqinit.

Mësohet se viktima është gjetur në lagjen Çezmë, afër lumit Shkumbin. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë që kanë nisur hetimet mbi rastin.

Nuk dihet ende identiteti i 45-vjeçarit dhe rrethanat se si ka humbur jetën.

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.