AKTUALITET, 16 Tetor 2021, 20:55

Publikohet fotoja e dy shtetaseve ruse që humbën jetën në resortin në Kavajë (FOTO)

Lajmi për ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmjen e së premtes në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë ku humbën jetën 4 turistë rusë, ka marrë edhe vëmendjen e mediave ruse. Këto të fundit, kanë publikuar fotot e dy prej viktimave që ndërruan jetë, nënë e bijë, Natalia Burenkova, 58 vjeçe dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Të afërmit e katër viktimave janë shprehur se askush prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike. Shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekspertizës mjeko-ligjore. 31-vjeçarja dhe i fejuari i saj, i cili po ashtu u gjet i vdekur, do të martoheshin pas pushimeve që çifti kishte nisur prej disa ditësh me prindërit e të resë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një resort në Qerret të Kavajës. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

~tpz.al~