AKTUALITET, 16 Tetor 2021, 23:05

22-vjeçari shqiptar arrestohet nga policia italiane, iu gjet drogë në makinë

22-vjeçari shqiptar arrestohet nga policia italiane, iu gjet drogë

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Bolzano të Italisë. Mediat italiane bëjnë me dije se në makinën e tij u gjetën dhe u konfiskuan 19 kile hash me vlerë 150 mijë euro.

Në njoftimin e policisë nuk bëhet me dije identiteti i shqiptarit të arrestuar dhe as detaje të tjera rreth operacionit për arrestimit.

~tpz.al~