BOTA, 13 Tetor 2021, 22:25

Njerëz të vrarë me shigjeta, detaje nga sulmi në Norvegji


Zbardhen detaje të reja nga sulmi me hark e shigjeta, që tronditi këtë mbrëmje Norvegjinë. Ngjarja ndodhi në Kongsberg, ku një burrë doli në rrugë dhe qëlloi njerëzit, ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.

Mediet e huaja raportojnë se deri më tani janë konfirmuar të paktën katër viktima, si dhe disa të plagosur, ndërsa kanë publikuar edhe pamje të rënda nga qyteti i sulmuar, ku shihen shigjeta në tokë, si dhe njerëz të shtrirë.

Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpi, ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist.

Array (     [columns] => 1     [link] => none     [size] => full     [ids] => 578751,578752,578753,578754,578755,578756,578757     [src] => Array         (         )  ) 
~tpz.al~