BOTA, 12 Tetor 2021, 20:51

Arrestohen 21 persona në Itali, një grup shqiptarësh iu siguronin lëndën narkotike

Arrestohen 21 persona në Itali, një grup shqiptarësh iu siguronin

21 persona janë arrestuar nga policia e Catanzaros në Itali si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës, armëve dhe vjedhjeve.

Sipas mediave italiane, gjykata ka vendosur masat e sigurisë, nëntë arrest me burg ndërsa 12 nën arrest shtëpie.

Policia bën me dije se furnizues të drogës për këtë grup kriminal ishin disa shqiptarë nga zona e Puglias të cilët vepronin dhe në bregdetin e Jonit në Kalabri.

Të dy organizatat operonin në jug të qytetit duke shitur të gjitha llojet e drogës: marihuanë, hashash, kokainë, heroinë dhe amfetamina.

46 persona të tjerë janë nën hetim në të njëjtën çështje penale. Disa prej trafikantëve e fshihnin drogën pas koshit të mbeturinave.