TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Irani tha se ka arrestuar dhjetë persona për të cilët thuhet se janë të lidhur me shërbimet e huaja të inteligjencës, njoftoi të martën agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Arrestimet, sipas raportimeve, janë bërë në provincën jugore Bushehr.
Raporti tha se agjencia e inteligjencës iraniane i arrestoi dhjetë personat pas vëzhgimit “të sofistikuar dhe të vazhdueshëm”. Agjencia nuk i ka përmendur vendet me të cilat ishin të lidhur të dyshuarit, transmeton AP.
Këto persona kanë punuar për vendet në “rajon”, shërbimet e inteligjencës të të cilëve kanë vepruar si bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të agjencive spiune të “vendeve armiqësore”, u tha në raport.
Kjo ishte një referencë ndaj vendeve armike të Iranit: Izraelit dhe SHBA-së.
Në provincën Bushehr është termocentrali i vetëm bërthamor i Iranit që u vendos në funksion në vitin 2011 me ndihmën e Rusisë.
Në korrik, Irani tha se autoritetet arrestuan anëtarët e një grupi të lidhur me agjencinë e inteligjencës Mossad të Izraelit, derisa po zhvilloheshin protestat e vazhdueshme mbi mungesën e ujit në jugperëndim të vendit.
Në vitin 2019, Irani tha se arrestoi 17 iranianë të akuzuar për spiunazh për Agjencinë Qëndrore të Inteligjencës (CIA) të SHBA-së dhe raportoi se disa prej tyre ishin dënuar me vdekje.
Irani herë pas here njofton ndalimin e njerëzve për të cilët thotë se spiunojnë për vendet e huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.