BOTA, 13 Tetor 2021, 21:57

Uashingtoni planifikon të rihapë misionin diplomatik për palestinezët në Jerusalem

Uashingtoni planifikon të rihapë misionin diplomatik për

Administrata Biden ka ndryshuar politikat lidhur me marrëdhëniet me palestinezët. Uashingtoni planifikon që të rihapë konsullatën e SHBA-ve në Jerusalem, si pjesë e përpjekjeve për të thelluar lidhjet me palestinezët.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Shtetit Anthony Blinken ditën e sotme pas një mbledhje me homologët e tij nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Do të vijojmë me procesin e rihapjes së konsullatës në kontekstin e thellimit të këtyre marrëdhënieve me palestinezët,” tha Blinken.

~tpz.al~