BOTA, 12 Tetor 2021, 16:01

Të maskuar dhe të armatosur, dy grabitës futen në restorantin italian dhe terrorizojnë klientët

Të maskuar dhe të armatosur, dy grabitës futen në

Katër ora, përfshirë një Rolex e Tudor dhe një gjerdan ari.

Kjo është sasia e vjedhur nga disa grabitës në një restorant të Napolit. Sapo kishte rënë mbrëmja kur në një restorant, futen 2 të rinj me kallashnikov me duar.

Ata nisën t’i drejtonin armët klientëve dhe të kërkonin prej tyre gjërat me vlerë që kishin me vete. I gjithë ky moment është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Policia ndërkohë është vendosur në kërkim të 2 grabitësve, ndërsa për mediat, pronari i restorantit ka treguar se ka pasur një ulje të xhiros ditore pas ngjarjes së ndodhur.

“Ishte e tmerrshme. Persona të maskuar e të armatosur deri në dhëmbë u futën dhe desh shkaktuan masakër. Xhiro ditore më ka rënë ndjeshëm”, u shpreh pronari i restorantit.