BOTA, 11 Tetor 2021, 22:24

Mbyllje dhe maska të detyruara, Letonia ashpërson masat anti-Covid

Mbyllje dhe maska të detyruara, Letonia ashpërson masat anti-Covid

Letonia shpalli sot një gjendje të jashtëzakonshme tre mujore pas rritjes së rasteve me Covid-19 në vend. Newswep shkruan se numri i infeksioneve ditore në Letoni është mbi 1.000, duke e bërë përhapjen më të lartë të infektimeve që nga fillimi i pandemisë.

Sipas rregullave të reja, përdorimi i maskës bëhet i detyrueshëm në të gjitha ndërtesat që janë të hapura për publikun dhe çdo punonjës i sektorit publik duhet të vaksinohet deri më 15 nëntor. Njerëzit që nuk janë të vaksinuar nuk do të lejohen të hyjnë në supermarkete dhe vetëm dyqanet që konsiderohen të nevojshme do të lejohen të hapen gjatë fundjavave.

Të gjithë Letonët inkurajohen të punojnë në distancë sa më shumë që të jetë e mundur.

“Unë ju bëj thirrje të mos mblidheni, të mos vizitoni dhe të zvogëloni kontaktin tuaj fizik,” tha kryeministri Christian Carins.

Vetëm 48% e Letonisë janë vaksinuar plotësisht kundër Covid, një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Bashkimin Evropian pas Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë