SPORT, 9 Tetor 2021, 19:54

Katar 2022/ Hungari – Shqipëri, formacionet zyrtare

Katar 2022/ Hungari – Shqipëri, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së shumë pritur të Kombëtares tonë me atë të Hungarisë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022.

Kjo është ndeshje decizive për “kuqezinjtë” të cilët me një rezultat pozitiv sonte do të arrijnë të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim.

Gjatë këtyre ditëve të shumta ka qenë dilemat për formacionin, sidomos për pjesën e sulmit ku Reja përfumisht ia ka besuar dyshes, Uzuni-Cikalleshi.

Gjithashtu Nedim Bajrami është ulur në stol për këtë ndeshje ku nga minuta e parë do të nisë Endri Çekiçi.

Hungaria: Gulacsi; Botka, Orban, At. Szalai; Nagy, Schafer, A. Nagy, Nego; Sallai, Szoboszlai, Salloi

Kuqezinjtë janë përballur shtatë herë në histori me hungarezët dhe kanë një bilanc negativ prej 5 humbjesh, një barazimi dhe vetëm një fitoreje, ndërsa golavarazhi është 19-1 në favor të Hungarisë

Fitorja e vetme e Shqipërisë ndaj Hungarisë është regjistruar një muaj më parë, pikërisht më 5 shtator, ku Armando Broja shënoi golin e vetëm kuqezi në portën maxhare dhe njëkohësisht vulosi suksesin e parë ndaj tyre.

– Shqipëria vjen në këtë ndeshje si vendi i dytë i grupit I, pasi ka grumbulluar 12 pikë në 6 ndeshjet e para, ndërsa Hungaria numëron vetëm 10 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt.