AKTUALITET, 6 Tetor 2021, 13:06

Dorëheqja e Veliut, Hoxha: Ishte ushtar politik. Gledis Nano shanse për…

Dorëheqja e Veliut, Hoxha: Ishte ushtar politik. Gledis Nano shanse

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në ABC Live, ka komentuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ku thekson se ai ishte veçse një ushtar politik.

Hoxha ndër të tjera në fjalën e tij thekson se, policia jonë prej kohësh që në kohën e kryeministrit Berisha dhe tani në kohën e kryeministrit Rama pasqyron fytyrën e tyre dhe jo atë që vërtet duhet të përfaqësojë.

“Policia reflekton frymën qeverisë dhe frymën e kryeministrave. Dy të fundit kanë qenë autoritar si Berisha dhe Rama, dhe policia përcillnin frymën e atyre që ishin lart. Ardi Veliu u bë drejtor se ministri i asaj kohe donte këtë si drejtor. Kur ishte PD-ja drejtorët ishin nga veriu, me PS-në në pushtet drejtorët i kemi nga jugu, por që pasojat paguhen nga qytetarët. Me ikjen e Ardi Veliun nuk merr fund krimi te ne, kontenierë e drogës që janë nis do të vijnë, kanabisi i mbjellë do të korret.

Gledis Nano është me origjinë nga Skrapari, babai i tij ka qenë polic, ai është rritur në një familje policësh, por ajo që më duket pak është mosha e tij, për të qenë në krye të policisë. Mosha e tij është favorizuese për një gjë për të menduar se nuk mund të ketë një rrjet të gjërë miq dhe ndoshta nuk ka shumë ndikim. Ka pas më shumë marrëdhënie me partnerët. Për mua gabimi i Veliut përveçse ishte ushtar politik , ai nuk kishte komunikim me mediat. Policia e Shtetit është shumë e madhe dhe 100 ditëshin e parë Rama u mor me policët e qarkullimit”, ka thënë ai.