AKTUALITET, 6 Tetor 2021, 12:30

Gledis Nano emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, do të zëvendësojë Ardi Veliun

Gledis Nano emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, do

Gledis Nano do të jetë Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Shqiptar.

Emërimi i tij është firmosur këtë të mërkurë në mbledhjen e Qeverisë nga zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.

Emërimi i tij është bërë me propozim të Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Një ditë më parë Ardi Veliu u dorëhoq nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, me argumentin se do i përkushtohej më shumë familjes dhe fëmijëve të tij që siç shkruante në letrën drejtuar Ramës, u kishte munguar shumë këto vite.