TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Si mund të zgjidhet kriza në PD dhe çfarë këshille mund t’i jepni Lulzim Bashës? Kjo ishte pyetja e shtruar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për analistin Andi Bushati dhe deputetin e PD-së, Agron Shehaj.
Sipas Shehajt, në parti duhet të ketë një votëbesim të kryetarit.
Ndërsa për Andi Bushatin, ka dy opsione se si mund të veprojë Basha, por të dyja kërkojnë që së pari ai të jetë një lider.
Agron Shehaj: Unë do të kërkoja mendimin e anëtarësisë ose një forumi të rëndësishëm të PD-së. Mbi një gjë jemi dakord, që pasojat e këtij vendimi kanë qenë shuë të rënda. Mendoj se kryetari i PD-së, duhet të votëbesohet. Ka shumë gjasa që të vijojë përplasja, askush nuk do të tërhiqet. Unë mendoj se votëbesimi për kryetarin dhe aty të sqarohen. Kështu ndodh në partitë demokratike, përëndimore. Duhet pyetur anëtarësia.
Andi Bushati: Ka dy rrugë. Një rrugë të keqe dhe një rrugë të mirë. Rruga e pandershme, Basha ka problem të madh, Berisha po i merr militantët. Si mund të sfumohet Berisha? Merr molotovët, shkon tek kryeministria, radikalizon PD-në, deri në fund. Pyetja është e lë Yuri Kim? Dyshoj. Tjetra është, të thotë sot, më falni o demokratë, përjashtimi që i bëra Berisha është i vonuar dhe i gabuar. Duhet ta bëja që në 2013. Ne nuk jemi parti e një patrirku, babai, që do e respektojmë sa të ketë jetë. Po futem në betejë, po godas berishizmin dhe të nxjerr një fluks timin. Të dyja këto zgjidhje, duhet të jesh lider, të marrësh vendime. Po ndejte në strehë, që do të ndodhë ndonjë fatkeqësi me Covid Berishës në këto salla, këtë pret Basha, t’ja heqë Zoti Berishën…