BOTA, 3 Tetor 2021, 15:13

Itali/ Rrëzohet avioni në Milano, humbin jetën të gjithë personat në bord

Itali/ Rrëzohet avioni në Milano, humbin jetën të

Një avion privat me tetë persona në bord është rrëzuar në zonën e ​​Via Marignano-s. Për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë asnjë nga personat në bord. Aksidenti u mori jetën dy pilotëve dhe gjashtë pasagjerëve, mes tyre edhe një fëmijë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, avioni u rrëzua rreth orës 13.09 dhe u përfshi nga flakët pasi u përplas në një ndërtesë të boshatisur që po rinovohej. Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, policia dhe karabinierët. Ndërsa, ekipet e shpëtimit flasin për pamje troditëse nga vendi i ngjarjes.

Avioni sapo ishte ngritur nga aeroporti privat Linate dhe kishte si destinacion Olbia-n , në Sardenjë. Mjeti fluturues u përplas pasi përshkroi 4 deri në 5 milje dhe më pas u përfshi nga flakët si pasojë e impaktit.