BOTA, 3 Tetor 2021, 16:46

Covid-19 u merr jetën 4.8 milionë njerëzve në të gjithë botën, OBSH: Numri mund të jetë disa herë më i lartë

Covid-19 u merr jetën 4.8 milionë njerëzve në të

4.8 milionë njerëz kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë sipas një raporti nga AFP.

Numri i të vdekurve është 4,793,613, ndërsa 234,542,240 persona janë infektuar.

Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se numri aktual mund të jetë dy deri në tri herë më i lartë se të dhënat zyrtare, për shkak të vdekshmërisë së tepërt të lidhur me Covid.

Disa vende kanë pranuar më parë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë më i lartë se numri i zyrtar.