BOTA, 26 Shtator 2021, 19:28

Konservatorët dhe grupet fetare humbasin referendumin, zviceranët votojnë masivisht pro martesave mes personave të së njëjtës gjini

Konservatorët dhe grupet fetare humbasin referendumin, zviceranët


Ditën e sotme në Zvicër është mbajtur një referendum, lidhur me legalizimin e martesave mes personave të së njëjtës gjini dhe të drejtat e tyre për të adoptuar fëmijë.

Zviceranët kanë votuar masivisht pro këtij propozimi, konkretisht 64.1% e tyre kanë qenë pro.

Në fakt, ligjvënësit zviceranë votuan në dhjetor të vitit të kaluar për të legalizuar martesat e së njëjtës gjini, por politikanët konservatorë, që ishin kundër ligjit, arritën të siguronin 50 mijë firma për ta çuar çështjen në referendum.

Ditën e sotme, populli zviceran vendosi në favor të këtyre martesave.

Tashmë çiftet gay dhe lesbike, mund të adoptojnë fëmijë që nuk kanë lidhje gjaku me ta. Gjithashtu, një çift lesbikesh të martuara, mund të kenë fëmijë me anë të një dhuruesi.

Anëtarët e kongregacioneve kristiane dhe disa politikanë të së djathtës popullore, ishin kundër. Monika Rueegger, shefja e Partisë Popullore Zvicerane, u shpreh e zhgënjyer nga ky rezultat.

Shumica e vendeve në Europën perëndimore, e kanë legalizuar martesën mes personave të së njëjtës gjini.