BOTA, 18 Shtator 2021, 12:55

Shpërthim dhe tym i zi në avionin e “Air France”, pilotët e ulin 14 minuta pas fluturimit

Shpërthim dhe tym i zi në avionin e “Air France”,


Një avion i linjës Pekin-Paris i “Air France” u detyrua paraditen e sotme që të rikthehej në aeroport pak minuta pas ngritjes për në fluturim. Mediat e huaja raportojnë se avioni “Boeing 777” u rikthye në aeroportin e Pekinit vetëm 14 minuta pas ngritjes pasi pilotët konstatuan një problem teknik në të, raporton abcnews.al.

Kompania nuk ka bërë shpjegime të tjera, ndërsa Beijing Daily raorton se në kabinën e pilotëve u dëgjua një shpërthim dhe prej saj filloi të dalë tym i zi.

Për fat të mirë gjithçka u mbyll pa viktima apo të lënduar, ndërsa vijon hetimi për zbulimin e shkakut të këtij problemi.