AKTUALITET, 2 Tetor 2020, 12:45

Meta denoncon skandalin: Avokatura e Shtetit nuk jep informacion për arbitrazhet. Shteti drejt shembjes!

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka denoncuar faktin se Avokatura e Shtetit nuk i ka dhënë përgjigje Presidencës, pas dy kërkesave zyrtare për informacion, në lidhje me çështjet në arbitrazh të cilat Shqipëria ka humbur, ato që vijojnë të jenë në proces, si edhe për kostot e tyre.

Meta tha se ka një përpjekje për të fshehur këto të dhëna, në mënyrë që qytetarët të mos jenë të informuar për çështjet e humbura. Presidenti përmendi edhe padinë e re të Kurum, që kërkon 100 milionë euro nga shteti shqiptar.

"Për fat të keq, deklaratat dhe veprimet edhe të kryeministrit kanë pasur rol thelbësor në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhi që penalizon Shqipërinë.  Jam i bindur se nevoja e tyre për të fshehur përgjegjësitë personale, ka çuar në fshehjen e informacionit për Presidentit.

I dhashë mundësi për herë të dytë Avokaturës së Shtetit, të përcillte informacionin edhe pse ishte vonë. Deri tani heshtje e plotë. Kjo nuk tregon më për papërgjegjësi, por fshehje informacioni për çështjet e humbura në arbitrazhin ndërkombëtar.

Dhe ja ku përsëritet me çështjen e Kurum. Nuk duhet të vihemi para skenarëve të errët që rëndojnë financat e vendit.

Vetëm dje BERZH ka bërë një parashikim edhe më të zymtë për perspektivën ekonomike. Parashikimi për Shqipërinë është minus 9%, shumë më i lartë se për vendet e tjera të rajonit. Koha për parandalimin e rënies në humnerë të vendit është tani!",tha Meta.

Presidenti tha se çdo person, "do të mbajë përgjegjësi, që nuk jep informacionin e duhur", pëfshirë "edhe ai që e ka urdhëruar këtë gjë".

Presidenti u shpreh se kryeministri Rama, shpesh nuk i firmos vetë shkresat zyrtare dhe nuk i voton në prlament, për të mos mbajtur përgjegjësi.

"Unë di të ndajë atë që është shtetërore, zyrtare, nga ajo që mund të jetë politike dhe nga ajo që është personale. Nëse dikush mendon se interesat personale do t'i vendosë mbi ato shtetërore, duhet ta dijë që çdo firmë që hidhet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, me pasoja për financat e vendit dhe funksionimin e institucioneve, mbetet dhe secili do të mbajë përgjegjsi. Zotëria ja ka marrë dorën, sepse nuk i firmos vetë edhe në parlament nuk voton, bën sikur flet në telefon dhe del përjashta. Për çdo gjë që firmos do të mbahet përgjegjësi e drejtëpërdrejt. Po të vazhdohet në këtë mënyrë, ky shtet shëmbet. 

Kjo situatë skizofrenike që vijon prej kohësh, bën që vendi të shpopullohet. Për 1 mijë banorë, nga Shqipëria largohen 12 persona, ndërsa nga Maqedonia e Veriurt 2.3 kurse Serbia vetëm 1 dhe Mali i Zi 0.7. Nuk bëhet fjalë për migrim, por për shpopullim. Këtij projekti për shpopullim nuk duhet t'i bashkohet më asnjë zyrtar.", tha Meta.

fshihet qëllim kriminal dhe për atë që ka urdhëruar mosdhënien e tij.

Kushtetuta thotë qartë se janë të detyruar të japin informacion dhe kushdo që e shkel duhet të përballet me ligjin.

/TPZ.al/

VIDEO:

 

Foto: