X

Shkon në 66 numri/ Tjetër vìktimë nga COVID-19 në vend, humb jetën 86-vjeçari

Shtohet numri i vìktimave nga koronavirusi në vend. Sipas MSH, një humbje jete ka ndodhur në Spitalin Infektiv, si pasojë e COVID-19.

Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Guvernatori Sejko: Gjatë pandemisë Shqipëria ka humbur 17 mijë vende pune

“Gjatë kohës së pandemisë Shqipëria ka humbur 17 mijë vende pune, ndërsa ekonomia ka pësuar tkurrje me 2.52%”, kështu ka...

Close