AKTUALITET, 14 Shtator 2021, 09:11

17 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë, ja sa qytetarë janë vaksinuar

17 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë, ja sa

17 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Ky është bilanci i bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,809 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.

Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.