TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 37-vjeçar me dy mbiemra, Florian Meti (Martaneshi) është arrestuar nga policia në banesën e tij në Tiranë, ku pas kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 84 pako kanabis në formë çokollate, me peshë 21 kg e 35 gram.
‘Në kuadër të operacionit “Camel” i cili ka marrë emrin për shkak të deveve të stampuara në pakot me kanabis, u bë shpallja në kërkim e Metit, V. M., 34 vjeç. 37-vjeçari rezulton i dënuar më parë për veprën penale “armëmbajtje pa leje.
Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme,’-shpjegon policia.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Sekuestrohen 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, vihet në pranga 37-vjeçari (poseduesi i saj) dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. 37-vjeçari i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Camel”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Si dhe u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç. Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.