LIFESTYLE, 27 Korrik 2018, 19:12

119 miliardë dollarë në një ditë, Facebook shënon humbjen më të thellë në historinë e tregut

119 miliardë dollarë në një ditë, Facebook shënon

Facebook ka kaluar ditën e tij më të keqe në histori. Shpërndarjet kanë rënë me 19%  të enjten,  pasi drejtorët ekzekutivë njoftuan se të ardhurat do të reduktoheshin  me fokusimin e kompanisë në privatësinë e përdoruesve.

Aksionet humbën rreth 119 miliardë dollarë në vlerën e tregut, humbja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në histori për një kompani publike, sipas Thomson Reuters.

Për themeluesin e kompanisë Mark Zuckerberg, humbja prek vlerën e rreth 16 miliardë dollarëve sipas Forbes, çka e ul vlerën e pasurisë së tij në kohë reale, duke e listuar në vendin e gjashtë në listën e njerëzve më të pasur, ndërkohë që qëndronte i katërti.

Shefi i Financave të Facebook (FB) David Wehner u shpreh në një konferencë me investitorët, se Facebook është duke i dhënë prioritet privatësisë, pas skandalit të “Cambridge Analytica”, që e vuri në një vallë të tmerrshme presionesh në të gjithë botën.

Si një shembull të strategjisë së re, Wehner u shpreh se Facebook do të vendosë më shumë potencial për kompanitë tek rubrika Story . Kjo do të shkaktojë një ngadalësim të shitjeve, pasi Facebook bën më shumë para në Neës Feed se sa tek produktet e tjera.

Facebook tha se do të shpenzojë para për të përmbushur qëllimet e tij, ndërkohë që Wehner u shpreh se kompania do të investojë miliarda dollarë për të përmirësuar privatësinë dhe sigurinë. “Mendojmë se kjo është gjëja e duhur për biznesin,” u shpreh ai. /