LIFESTYLE, 25 Korrik 2018, 10:35

Muaj Mjalti tmerr në Greqi: Nusja përfundon në spital, bashkëshorti s’gjendet gjëkundi

Duhej të ishin ditët më të lumtura që do të kalonin pas martesës, por një nuse irlandeze mbeti e plagosur në Muajin e saj të Mjaltit në Greqi, ndërsa burri i saj është shpallur i zhdukur pas zjarrit që pushtoi zonat bregdetare.

[caption id="attachment_132360" align="alignnone" width="470"] Caught up in the Greece inferno:
Brian O’Callaghan-Westropp[/caption]

Zoe Holohan dhe Brian O’Callaghan-Westropp ishin martuar në Irlandë të enjten e kaluar dhe kishin qenë Muajin e Mjaltit në afërsi të qytetit të Matit, zona më e prekur nga zjarri që vrau të paktën 76 persona.

[caption id="attachment_132361" align="alignnone" width="470"] Caught up in the Greece inferno: Zoe Holohan[/caption]

Çifti u largua nga zjarret që shkatërruan qytetin kur Zoe, e cila punon në Independent News & Media, and Brian, një menaxher në Dublin, humbën gjurmët e njëri-tjetrit.

Ajo mori lëndime nga zjarri por u trajtua natën e kaluar në një spital lokal, ndërsa familja dhe miqtë presin me padurim për lajmin e vendndodhjes së Brian.

Numri i të vdekurve nga zjarri ka arritur në 76, duke përfshirë edhe fëmijë të vegjël.

Dhjetë turistë u mbytën kur u ankorua një anije që përpiqej t’i shpëtonte nga zjarret.

Një numër i madh pushuesish dhe vendasish u dogjën të gjallë, disa prej të cilëve u mbërthyen në makinat e tyre gjatë trafikut, pasi qindra u përpoqën të iknin nga zjarri i cili përpiu më shumë se një mijë shtëpi.