LIFESTYLE, 30 Nëntor 2020, 19:36

"Qyteza më e shëndetshme në botë!" Banorët e "Pioppi" në Itali, jetojnë 10 vjet më shumë për këtë arsye

"Qyteza më e shëndetshme në botë!" Banorët e


Pioppi është një qytezë në Italinë e jugut, e cila konsiderohet si “qyteza më e shëndetshme në botë”, banorët e së cilës jetojnë mesatarisht, 10 vite më shumë se në çdo vend tjetër.

Duket se "sekreti" i tyre ka të bëjë me dietën dhe ushqimet që konsumojnë, të cilat janë kryesisht ushqime mesdhetare.

Banorët konsumojnë zarzavate, peshk të yndyrshëm dhe arra, gjë që mendohet se i mbron nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Banorët e këtij vendi gjithashtu konsumojnë shumë vaj ulliri, i cili ka veti të jazhtëzakonshme për shëndetin e zemrës. Shumë prej tyre, e nisin ditën me një lugë gjelle, uthull molle, e cila mendohet se ndihmon acidin e stomakut, ul tensionin dhe ndihmon në humbjen e peshës.

Dieta gjithashtu përmban vezë. Këshillohet që personat që e bëjnë dietën të konsumojnë ushiqmin brenda 9 orëve që zgjohen dhe në pjesën e mbetur të kohës deri në momentin që flenë gjumë, të mos konsumojnë asnjë ushqim.

*Plani i mëposhtëm është vetëm një nga variantet e dietës,  i shkëputur nga libri “Dieta Pioppi nga Dr Aseem Malhotra dhe Donal O’Neill” 

E hënë

Mëngjes: Kafe me krem arrë kokosi

Brunch: 2-3 vezë me kërpudha. Kafe me me krem arrë kokosi

Pasdite: Guacka deti, kos grek me fruta pylli, arra me kanellë

Darkë: Biftek me spinaq dhe sallatë me avocado, dy kuba cokollatë e zezë (95% cocoa), çaj


E martë

Mëngjes: Kafe me krem arrë kokosi

Brunch: Djath ‘halloumi’ dhe domate e skuqur, supë me zarzavate, një porcion me peshk të yndyrshëm, kafe me krem arrë kokosi

Darkë: Salmon në grilë me zarzavate dhe lakër të zierë, dy copa cokollatë të zezë (95% cocoa), çaj.


E mërkurë

Mëngjes: Kafe me krem arrë kokosi

Brunch: Kos grek me fruta pylli të përzierë me krem arrë kokosi dhe arra, me kanellë dhe turmeric, kafe me krem arrë kokosi

Pasdite: Proshutë (bacon) me gjalpë bajamesh

Darkë: Mish gingji në grilë me zarzavate dhe sallatë, dy copa çokollatë e zezë (95% cocoa), çaj.


E enjte

Mëngjes: 2-3 vezë, salmon i tymosur dhe avocado, kafe me krem arrë kokosi

Brunch: Smoothie me qumësht arrë kokosi, fruta pylli, arra, avocado

Darkë: Supë pule me vaj ulliri extra virgin, peshk me zarzavate, çaj


E premte

Mëngjes: Proshutë, 2-3 vezë, avokado, kafe me krem arrë kokosi

Brunch: Supë peshku

Darkë: Pizza me pak karbohidrate, lajthi, çaj


E shtunë

Mëngjes: Omletë me gjalpë bajamesh, fruta pylli, kos grek, kafe me krem arrë kokosi

Brunch: Sallatë greke

Darkë: Pulë me patate të ëmbël dhe zarzavate, lajthi, çaj


E dielë

Mëngjes: Salmon i tymosur, 3 vezë, avocado dhe krem djathi, kafe me krem arrë kokosi

Brunch: Smoothie

Darkë: Peshk troftë me zarzavate, fruta pylli, arra dhe krem

/ TPZ.AL /