TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Largimi i ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski,i dënuar me dy vjet burg, drejt Hungarisë , tashmë ka nisur të zbardhet. Policia ka konfirmuar se Gruevski ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Sipas Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, ai ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi.
Por, Policia e Shtetit, nuk jep informacion lidhur me mënyrën si ka hyrë Gruevski në territorin shqiptar, duke shtuar dyshimet se ai mund të mos jetë regjistruar në sistemin TIMS, pra të ketë hyrë ilegalisht.
/TPZ.AL/
NJOFTIMI I POLICISË
Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të medias në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se:
Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.
Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.