TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekipet mjekësore janë në gatishmëri të plotë në spitale për t’i dhënë ndihmën e parë çdo qytetari në nevojë, si pasojë e tërmetit të fortë që goditi vendin. Ndërkohë 7 persona zyrtarisht është konfirmuar se kanë humbur jetën, por raportohet për viktima të tjera dhe persona nën rrënoja.
Janë paraqitur për trajtimin e duhur mjekësor 180 të lënduar në spitalin universitar të Traumës, prej të cilëve 15 janë shtruar në spital, prej tyre 3 janë në gjendje më të rënduar.
Në Spitalin e Durrësit 150 të lënduar kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa vijojnë të mbërrijnë qytetarë që kanë nevojë për ndihmë.
60 të lënduar janë trajtuar në QSUT
Qendra e koordinimit të Urgjencës ka pritur 392 thirrje dhe janë realizuar 91 misione në spitale.
Ministrja Manastirliu po ndjek nga afër situatën bashkë me ekipin e shëndetësisë që po japin ndihmën e nevojshme shëndetësore çdo qytetari në nevojë!