AKTUALITET, 28 Tetor 2020, 12:49

Zv/ministri i jashtëm i Greqisë dhe familjarët homazhe tek varri i Kostandinos Kacifas

Zv/ministri i jashtëm i Greqisë dhe familjarët homazhe tek varri


Sot në Bularat kujtohet dy vjetori i vdekjes së Konstandinos Kacifas, i cili në ditën Kombëtare të Greqisë hapi zjarr ndaj forcave të policisë shqiptare, po me pas e ekzekutuan.

Sot familjarët e Kacifas, së bashku me zv/ministrin e jashtëm grek, Kostas Vlasis i kanë çuar lule tek varri.

Ndryshe nga një vit më parë, këtë vit tek varri i Kacifas kanë shkuar më pak njerëz teksa familjarët e tyre për mediat greke kanë kërkuar shpesh drejtësi, ndërkohë që autoritetet shqiptare vijojnë hetimet prej 2 vitesh.