TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një adoleshent u zbulua nga policia si autori i dy vjedhjeve që kishin ndodhur së fundmi, në xhaminë e Përrenjasit, dhe në një banesë në këtë qytet.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd u kap shtetasi A. O., 17 vjeç, banues në Librazhd. Ai dyshohet të jetë autori i vjedhjes me thyerje në datë 26.07.2020, në xhaminë e qytetit të Përrenjasit, ku ka marrë 10.000 lekë.
Më datë 28.09.2020 dyshohet se ka vjedhur 20.000 lekë dhe një varëse floriri në banesën e shtetasit A. B.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 30 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit të marrë me qira iu gjetën dhe sekuestruan 7 doza me lëndë narkotike kanabis.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. G., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi iu gjet një dozë me lëndë narkotike kanabis që ia kishte blerë shtetasit Xh. M.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: D. O., 47 vjeç, banues në Tiranë dhe A. K., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur; E. M., 29 vjeç, banues në fshatin Klos, Cërrik, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.