TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti turk Erdogan i është përgjigjur karikaturës së fundit të revistës kontraverse franceze “Charlie Hebdo” gjatë një fjalimi sot në mbledhjen e grupit Parlamentar të AKP.
“Personalisht nuk ka nevojë t’u kthej përgjigje këtyre të pafytyrëve. Ajo që më dhemb më shumë është tallja që bëjnë me Profetin.
Mërzitja më e madhe e imja është për këtë gjë. Nuk jam unë objektivi i atyre, por vlerat që ne përfaqësojmë”, u shpreh Erdogan.
Dy ditë më parë, revista franceze botoi një karikaturë të Erdoganit me një grua të mbuluar gjysmë të zhveshur, gjë e cila ka sjellë mjaft reagime në Turqi.