AKTUALITET, 5 Shkurt 2020, 09:23

“Zot sa më mungon, shpirti më është vrarë aq shumë”, Klajda Gjosha humb njeriun e shtrenjtë dhe bën dedikimin prekës


Ish ministrja dhe ish deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka humbur babain dhe dhimbjen e madhe që ajo ndjen e ka ndarë edhe në rrjetet sociale.

Duke postuar një foto nga momente të lumtura për familjen e saj, Gjosha jep lajmin e hidhur dhe thotë se do ta kujtojë gjithnjë ashtu si në ditën më të lumtur të jetës së tij.

“Dua te te kujtoj keshtu sic je ketu, ne diten me te lumtur te jetes tende.

Sot fatkeqësisht ti ke bere eklips ne zemren time. Per mua koha ka ndalur dhe shpirti eshte vrare aq shume sa nuk di se si do arrij te sherohet.

Ti je heroi im, modeli me i mire qe une mora ne jete. Jam krenare per ty babi im.

Zot sa me mungon, edhe pse ke vetem pak ore qe je ndare nga kjo jete. ???”, shkruan Gjosha.