TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në televizionin Top Channel, është transmetuar mbrëmjen e sotme pjesa e parë e një dokumentari, ku shfaqet dëshmia e Zylfie Haklajt, motrës së Haklajve të Tropojës. Ajo e akuzon Berishën, si urdhëruesin e vrasjeve të vëllezërve të saj.
Gjatë transmetimit të këtij dokumentari, ish kryeministri Sali Berisha, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku shkruan "Lemeri ne televizor! sb" dhe në një ekran shfaqet fytyra e Edi Ramës, duke dhënë indirekt mesazhin se ai po sulmohet nga Edi Rama.
Në dokumentarin e transmetuar nga Top Channel, nuk shfaqet Berisha, apo përfaqësues të tij dhe nuk dihet nëse ata janë kontaktuar për t'u prononcuar.
Më poshtë, statusi i ish kryeministrit.
/TPZ.al/