AKTUALITET, 18 August 2026, 13:42

Zjarri në hotel në Vlorë, 25-vjeçarja me djegie të rënda dërgohet për trajtim të specializuar në Turqi

E reja  25-vjeçare, A. D., e cila dy ditë më parë pësoi djegie në rreth 85% të sipërfaqes së trupit, si pasojë e zjarrit të rënë në hotelin “Brooklyn” në Vlorë ku po qëndronte për pushime, është nisur për trajtim të specializuar në Turqi.

Ministria e Shëndetësisë thotë se pas përfundimit të të gjitha procedurave mjekësore në bashkëpunim dhe koordinim me Ambasadën e Turqisë dhe autoritetet shëndetësore turke, pacientja do të vijojë trajtimin e specializuar në një spital në Turqi.

Ndërkohë shpenzimet për trajtimin e pacientes në Turqi do të mbulohen nga shteti shqiptar.

Njoftimi:

Pacientja 25-vjeçare, A. D., e cila dy ditë më parë pësoi djegie në rreth 85% të sipërfaqes së trupit, si pasojë e zjarrit të rënë në hotelin ku po qëndronte për pushime, është nisur për trajtim të specializuar në Turqi.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave mjekësore dhe administrative nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT),ku qëndroi nën kujdes intensiv të ekipeve të terapisë intensive (ICU), në bashkëpunim dhe koordinim me Ambasadën e Turqisë dhe autoritetet shëndetësore turke, pacientja do të vijojë trajtimin e specializuar në një spital në Turqi.

Shpenzimet për trajtimin e pacientes në Turqi do të mbulohen nga shteti shqiptar, përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mbetet e angazhuar për të garantuar vijimësinë e kujdesit mjekësor dhe aksesin në trajtimin e specializuar për rastet që kërkojnë ndërhyrje dhe ekspertizë të avancuar jashtë vendit.