TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo dhe Bashkim Dedjan nën akuzën e fshehjes së pasurisë.
SPAK ka çuar dosjen në gjykatë për të dy për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive. Të dy ish-anëtarët e Kushtetueses, u shkarkuan nga vettingu për mos justifikim të pasurive.
Në muajin prill të këtij viti, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të Fatos Lulos dhe Bashkim Dedjas.
“Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë
Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë” –thuhej në vendimin e gjykatës.
NJOFTIM PËR SHTYP
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 30.7.2021, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kerkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.137/1 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurit:
– Fatos Lulo, me detyrë ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
Në të njëjtën datë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 137/3 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurit:
– Bashkim Dedja, me detyrë ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave privatè té personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.