AKTUALITET, 29 Korrik 2021, 13:17

Zjarret në Fier, shefi i zjarrfikësve: Mbi 70 hektarë pyje e shkurre janë djegur

Zjarret në Fier, shefi i zjarrfikësve: Mbi 70 hektarë pyje e

Prej më se një jave zjarri ka përfshirë disa zona pyjore dhe me shkurre në qarkun e Fierit.

Masivët pyjor të Gjorgosit, Krapsit, Lalarit e Kreshpanit në Fier kanë qenë më të prekurit, ku ka pasur disa vatra zjarri.

Pisha shekullore, ullishte, shkurre e ferra në një sipërfaqe prej më shumë se 70 hektarësh janë shkrumbuar, ndërsa zjarri vijon ende.

Sipas shefit të zjarrfikësve, Zia Hyka, terreni i thyer e bën punën shumë të vështirë, ndërsa në pjesën më të madhe punohet me mjete rrethanore.

Përveç forcave zjarrfikëse në terren për fikjen e flakëve janë edhe 33 forca të ushtrisë, të cilët prej më se një jave janë luftë me flakët, ndërsa shkaku i rënies së zjarreve mbetet mister.