AKTUALITET, 24 Mars 2021, 19:02

Zjarr në një magazinë në hyrje të Tiranës

Zjarr në një magazinë në hyrje të Tiranës

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një magazinë në hyrje të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake nga policia, zjarri ka rënë rreth orës 16:40 në një magazinë pranë mbikalimit të Kamzës.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarrin, por problem është rreziku nga asfiksia sepse zjarri është në bodrumin e magazinës. Nuk dihet nëse ka njerëz të bllokuar në objekt. Nga verifikimet me stafin vetem një prej punonjësve të sigurisë nuk është pergjigjur në telefon.