AKTUALITET, 24 Mars 2021, 16:53

Konfliktohen një burrë dhe një grua në Durrës, përfundojnë në komisariat

Konfliktohen një burrë dhe një grua në Durrës,

Një sherr është regjistruar në Durrës, mes një burri dhe një gruaje. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:30, në lagjen nr.4. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në konflikt janë përfshirë shtetasja me inicialet E.G., e cila është konfliktuar me shtetasin me inicialet Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit.