TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
91-vjeçari, Seri Petanaj, i cili u gjet i vdekur në banesë dyshohet se është vrārë.
Policia njoftoi më herët se trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e viktimës.
Sipas ABC News, i moshuari është goditur me mjet prerës. I moshuari u gjet pa jetë, në banesën e tij, në lagjen “4 Heronjtë”, ndërsa jetonte vetëm.
Njoftimi i policisë:
Në mesditën e sotme, në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi S. P., 91 vjeç, i cili jetonte vetëm në banesë.
Trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e viktimës.
Është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.