BOTA, 29 Gusht 2021, 19:40

Zjarr i madh në Milano, flakët gjigante përpijnë ndërtesën 15-katëshe, tymi mbulon qytetin


Një zjarr i madh shkatërroi një ndërtesë 15-katëshe në periferi të Milanos. Zjarri shkatërroi ndërtesën ku jetonin 70 familje.

Ambulancat dhe zjarrfikësit po përpiqen të evakuojnë të gjithë njerëzit që ishin në ndërtesë dhe po kontrollojnë nëse dikush është bllokuar nga flakët.

Deri tani 20 persona janë paraqitur në urgjencë, por të gjithë ishin jashtë rrezikut për jetën.

Duket se zjarri është përhapur nga kati i fundit. Janë ende të paqarta shkaqet e zjarrit