BOTA, 29 Gusht 2021, 16:14

SHBA hakmerret për shpërthimet në Kabul, sulmon një degë të luftëtarëve të ISIS-K

SHBA hakmerret për shpërthimet në Kabul, sulmon një


Ashtu siç e kishte paralajmëruar Presidenti Joe Biden disa ditë më parë, SHBA është hakmarrë kundër grupit islamik ISIS-K në Afganistan të cilët ishin përgjegjës të dy shpërthimeve në Kabul.

Sipas Reuters, SHBA ka ndërmarrë një sulm kundër një seksioni të grupit Islamik ISIS-K në Kabul.

Por nuk jepen ende detaje mbi operacionin. Nuk është konfirmuar ende nëse ky sulm ka të bëjë me shpërthimin e një rakete më herët gjatë ditës së sotme në Kabul.

Sipas BBC, disa imazhe të postuara në mediat sociale tregojnë retë e zeza të tymit që ngrihen në ajër mbi ndërtesat nga shpërthimi i fuqishëm.

Ai tha se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit.