BOTA, 29 Gusht 2021, 15:34

Tjetër shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit të Kabulit, raketa godet një banesë. Shikoni pamjet

Tjetër shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit të


Një shpërthim i fuqishëm është raportuar sot në aeroportin e Kabulit. Sipas BBC, disa imazhe të postuara në mediat sociale tregojnë retë e zeza të tymit që ngrihen në ajër mbi ndërtesat.

Ndërkohë shpërthimi është konfirmuar edhe nga një zyrtar i lartë i ministrisë së Shëndetësisë atje.

Ai tha se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit.

Ende nuk dihet nëse ka viktima.

Kujtojmë që disa ditë më parë një shpërthim kamikaz ndodhi në aeroportin e Kabulit ku rreth 170 persona humbën jetën.

Një ditë më parë Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi për një tjetër sulm në aeroport, duke thënë se sulmi mund të ndodhë pikërisht sot.