AKTUALITET, 2 Korrik 2021, 17:26

Plagosje me armë zjarri në Vlorë, vëllai qëllon motrën me çifte pas konfliktit me të (Emrat)

Plagosje me armë zjarri në Vlorë, vëllai qëllon

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Vlorë. Policia njofton se një 60-vjeçar ka plagosur me çifte motrën e tij, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Është plagosur me armë gjahu 66-vjeçarja Bukuroshe Hoxha nga vëllai i saj Seit Danaj.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.