AKTUALITET, 6 Shtator 2020, 16:25

Zjarr i madh në Karaburun, flakët ndihmohen nga era

Zjarr i madh në Karaburun, flakët ndihmohen nga era

Një zjarr i madh ka rënë në Karaburun. Raportohet se një zonë e madhe është pushtuar nga flakët, të cilat ndihmohen nga era .

Forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar zjarrin, origjina e të cilit nuk është e qartë.

Era dhe terreni e vështirëson punën për të shuar flakët, ndërkohë që zjarrfikësit po ndihmohen edhe nga punonjësit e zonave të mbrojtura aty.