TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditët e fundit janë shtuar zërat që flasin për një rikthim të Cristiano Ronaldos në Madrid. Tekniku i Los Blancos, Zinedine Zidane pranon se do të ishte i lumtur nëse portugezi do të rikthehej, por thekson se për momentin duhet respektuar fakti që është pjesë e Juventusit.
“Mund të ndodhë që të rikthehet dhe unë do të isha i lumtur, pasi kam pasur fatin të punoj për disa sezone me të. Është një profesionist i jashtëzakonshëm, por për momentin luan me Juventusin, ndaj duhet ta respektojmë këtë fakt”, tha trajneri francez.
Për ndeshjen ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve nuk do të jetë Eden Hazard, por do të rikthehen emra si Sergio Ramos e Karim Benzema, megjithatë as kjo nuk e qetëson aspak trajnerin francez.
“Nuk jam aspak i qetë, pasi ata do të vijnë të inatosur për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e parë dhe do të japin diçka më shumë, duke sulmuar vazhdimisht. Kanë një filozofi të qartë loje, që nuk e ndryshojnë dhe nëse nuk jep 100%, ndaj tyre rrezikon ta pësosh keq”, tha Zidane.