AKTUALITET, 12 Janar 2020, 11:21

Zgjidhet kryeministri i ri i Maltës pas krizës për vrasjen e gazetares

Zgjidhet kryeministri i ri i Maltës pas krizës për vrasjen e


Avokati 42-vjeçar Robert Abela është zgjedhur drejtuesi i Partisë së Punës në Maltë, duke u bërë automatikisht kryeministër. Zgjedhja e tij u bë pas dorëheqjes së Jozef Muskat, i akuzuar për ndërhyrje në hetimin për vrasjen e gazetares investigative Dafne Galicia.

Kryeministri i ri është i biri i ish-presidentit të Maltës, George Abela, dhe pritet të betohet të hënën.

Abela, u zgjodh nga votat e 17.500 anëtarëve të partisë së Punës. Ndërsa kundërshtari i Abela-s ishte Chris Fearne, i cili mori rreth 2500 vota më pak se shefi i porsazgjedhur i qeverisë.

Robert Abela, një aktivist i Partisë së Punës, u bë anëtar i parlamentit maltez vetëm gjatë zgjedhjeve të fundit të 2017.

Ai do të qëndrojë në postin e kryeministrit të vendit deri në shtator të vitit 2022.