AKTUALITET, 12 Janar 2020, 09:42

Radhën për të zbritur në fushë e ka Kosova, ‘Dardanët’ sfidojnë sot Suedinë

Radhën për të zbritur në fushë e ka Kosova,


Kampionatet e ndryshme në Europë janë ende me pushime dhe nuk e kanë nisur aktivitetin e tyre. Nga kjo pauzë, Federata e Kosovës ka përfituar për të organizuar një ndeshje miqësore dhe përballë do të ketë skuadrën e Suedisë, në një takim që do të zhvillohet në Katar.

Për këtë sfidë, Kosovës i mungojnë yje të shumtë ndërkohë që Shaland e ka parë të udhës që të grumbullojë futbollistë nga Ipko-Superliga dhe Kategoria Superiore, siç është Rron Broja. Në këtë test miqësor që luhet në Katar, Shaland do të ketë mundësi të shohë elementë të rinj të cilët mund të jenë në gjendje të ndihmojnë skuadrën në muajin mars.

Pikërisht në mars është prova e vërtetë e Kosovës pasi përballë do të ketë skuadrën e Maqedonisë së Veriut. Dardanët kanë një mundësi të artë për të kaluar në finalet e Europianit, gjë që do të ishte historike duke parë se Kosova ka vetëm pak vite që u pranua në FIFA dhe UEFA.