AKTUALITET, 7 Janar 2021, 14:43

Zgjedhjet e 25 prillit/ PD cakton drejtuesit politik në Durrës dhe Elbasan (emrat)

Zgjedhjet e 25 prillit/ PD cakton drejtuesit politik në Durrës dhe

Partia Demokratike ka vendosur si drejtues politik të qarkut të Durrësit nënkryetarin e partisë Edi Paloka.

Ndërsa Gazment Bardhi konfirmohet drejtues politik i PD, në qarkun Elbasan.

Më herët strukturat e PD caktuan drejtuesit e tyre politikë edhe në disa qarqe të tjera, në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit.

Deri më tani, PD ka vendosur për Helidon Bushatin si drejtues politik në Shkodër.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj është caktuar drejtues politik në Fier dhe Bujar Leskaj në Vlorë.