TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është zhvilluar mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, ngritur me Vendimin nr. 50/2020 të Kuvendit për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Mësohet se të pranishëm në mbledhje ishin kryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri, anëtarët e komisionit Adnor Shameti, Alket Hyseni.
Oerd Bylykbashi, me cilësinë e të dërguarit të posaçëm të partive parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme 2017.
Po ashtu kishte edhe përfaqësues të shumicës parlamentare si deputeti Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku, po ashtu edhe përfaqësues të Pakicës Parlamentare.
Pasi shqyrtoi të gjitha aplikimet për organet drejtuese të KQZ, Komisioni ka vendosur unanimisht kualifikimin e 52 aplikantëve dhe skualifikimin e 17 prej tyre, për arsye të mosplotësimit të kritereve ligjore të përcaktuara në Ligjin 10019, datë 29.12.2008 , i ndryshuar “ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërise”.
Komisioni gjithashtu vendosi të kryejë seanca dëgjimore me kandidatët e kualifikuar, që do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit në dt 29-30 shtator 2020.
Lista me kandidaturat që i plotësojnë kriteret për pozicionet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Komisionit Rregullator; dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve