AKTUALITET, 28 Shtator 2020, 18:21

Pas Përmetit, katër mësues me Covid edhe në Korçë

Pas Përmetit, katër mësues me Covid edhe në


Vijojnë rastet pozitive me Covid-19 në shkollat e vendit. Pas Përmetit 4 raste mësuesish, të konfirmuar me koronavirus janë regjistruar në Korçë, Bilisht dhe Ersekë.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh punonjës në dy shkolla 9 vjeçare në qytetin e Korçës.

Ndërkohë kanë rezultuar pozitive dhe 2 mësuese në një shkollë 9 vjeçare në Ersekë dhe në Bilisht.